Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar planin për vendosjen e një takse për qytetarët që hyjnë në kryeqytet nga komunat e tjera, me qëllim përmirësimin e trafikut dhe cilësisë së ajrit.
Gjatë një interviste për “Interaktiv Talks”, Rama theksoi se kjo masë do të hyjë në fuqi nga mesi i vitit të ardhshëm dhe do të aplikohet për të gjithë vizitorët e Prishtinës, përveç banorëve të saj. Ai shpjegoi se infrastruktura e qytetit inteligjent me kamerat e instaluara do të ndihmojë në zbatimin e kësaj takse të re për Unazën e kryeqytetit.
Rama shtoi se ekipi i tij është ende duke punuar në detajet e implementimit dhe beson se kjo do të sjellë përfitime të dukshme në rregullimin e trafikut dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në Prishtinë.

Leave a Reply