Ismail Tasholli, një nga themeluesit e platformës “Liria ka emër”, ka reaguar ashpër pas konfirmimit nga Gjykata Speciale se ka mbajtur ligjërata me nxënës në Kosovë.
Ai e akuzon këtë institucion për sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Tasholli shprehu shqetësimin se kjo gjykatë mund të marrë një përgjigje nga qytetarët e Kosovës më 17 shkurt.
Ai kritikoi rolin e gjykatës, duke e konsideruar atë si një projekt politik që rishkruan historinë në mënyrë të padrejtë. Në shkrimin e tij, Tasholli ironizoi se nëse këto narrativë vazhdojnë, mund të shkohet deri në vendosjen e fotografive të Millosheviçit në shkolla për qëllime edukative.
Ai e përmbylli reagimin me shpresën se qytetarët do të përgjigjen ndaj këtyre provokimeve në mënyrën e duhur.

Leave a Reply