Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar një rritje të konsiderueshme të tatimit në pronë që do të hyjë në fuqi më 1 janar.
Gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai theksoi se kjo rritje prej 200 për qind, veçanërisht për pronat komerciale, do të krijojë një barrë të rëndë për bizneset dhe mund të dëmtojë klimën e të bërit biznes. Ligji i ri për tatimin në pronë, i cili fillimisht ishte planifikuar të zbatohej në fillim të këtij viti, u shty për shkak të zgjedhjeve, por pritet të zbatohet nga janari i ardhshëm.
Hamza ka premtuar se ky ligj nuk do të hyjë në fuqi në formën e tij aktuale dhe do të amandamentohet për të shmangur ndikimin negativ në bizneset. Ai u shpreh i bindur se ndryshimet do të ndërmerren për të lehtësuar ngarkesën fiskale të bizneseve.

Leave a Reply