Ismail Dibrani, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka njoftuar se përgatitjet për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës mbi Burgun e Gjilanit janë në fazën përfundimtare.
Në një intervistë për Debat Plus, Dibrani theksoi se faza e parë e trajnimit për stafin korrektues është përmbyllur. Një grup tjetër pritet të shkojë në Danimarkë për trajnim, duke ndjekur procedurat dhe rregullat daneze.
Menaxhimi i burgut do të realizohet përmes një bashkëpunimi mes dy shteteve. Rreth 220 oficerë do të jenë nga Kosova, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të përbëhet nga danezë.
Dibrani shtoi se guvernatori i burgut do të jetë danez, ndërsa drejtori do të jetë nga Kosova. Ai deklaroi se prilli i vitit 2027 është synuar si data për fillimin e transferimit të të burgosurve të parë në institucion.

Leave a Reply