Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka njoftuar se institucionet korrektuese janë në përfundim të përgatitjeve për zbatimin e marrëveshjes me Danimarkën për përdorimin e Burgut të Gjilanit nga ky shtet.
Trajnimi i parë i stafit korrektues tashmë ka përfunduar dhe një grup tjetër do të dërgohet në Danimarkë për t’u njohur me sistemin e funksionimit të burgjeve daneze. Sipas Dibranit, menaxhimi i burgut do të realizohet përmes një bashkëqeverisjeje.
Kosova do të kontribuojë me rreth 220 oficerë korrektues, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të përbëhet nga danezët. Guvernatori i burgut do të jetë danez, ndërsa drejtori shqiptar.
Ai shtoi se prilli i vitit 2027 është caktuar si muaji kur pritet të vendosen të burgosurit e parë në këtë institucion. Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve për sistemin korrektues.

Leave a Reply