Federata e Futbollit të Suedisë ka bërë të ditur se të gjitha biletat për dy ndeshjet e muajit tetor tashmë janë shitur.
Suedia do të përballet me Zvicrën në Solna më 10 tetor, kjo do të jetë ndeshja e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Po ashtu, më 13 tetor, do të zhvillohet ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës në stadiumin “Ullevi” në Goteborg, që ka një kapacitet prej 43 mijë ulësesh.
Ky stadium pritet të jetë i mbushur plot përballë Kosovës, e cila drejtohet nga Franco Foda.
Suedia është në disavantazh në garën për kualifikim. Më 5 shtator, barazoi 2:2 me Slloveninë në Lubjanë, ndërsa më 8 shtator humbi 2:0 nga Kosova në Prishtinë. /rtk

Leave a Reply