Kualifikimi i Kosovës për plejofin e Botërorit ka tërhequr vëmendjen e rajonit, duke përfshirë edhe mediat serbe, të cilat kanë raportuar me skepticizëm për këtë arritje.
Ndër titujt që bien në sy është ai i “sportal.rs”, që e përmend Kosovën si “e ashtuquajtura” dhe thekson gabimin e një lojtari me prejardhje serbe që e ndihmoi këtë sukses. Po ashtu, “nova.rs” dhe “Sportklub” përmendin dështimin e Sllovenisë dhe avancimin e Kosovës në plejof.
Nga ana tjetër, mediat kroate kanë vlerësuar pozitivisht suksesin e Kosovës. Gazeta “Veçernji List” e cilëson si një arritje historike, ndërsa “24sata.hr” thekson se Kosova ka siguruar plejofin dhe ka nevojë për një mrekulli për kualifikim direkt.
Edhe mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar këtë moment të rëndësishëm për futbollin kosovar, duke e cilësuar si një hap të madh drejt historisë.

Leave a Reply