Të shtunën herët në mëngjes, kryeqyteti i Venezuelës, Karakas, është tronditur nga të paktën shtatë shpërthime të fuqishme, të cilat u shoqëruan me zhurma të avionëve që fluturonin në lartësi të ulët mbi qytet.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, ngjarjet kanë ndodhur rreth orës 02:00, duke alarmuar banorët që dolën në rrugë të frikësuar. Qeveria venezueliane ka drejtuar akuza ndaj SHBA-së për “agresion ushtarak” në territorin e saj, duke rritur tensionet midis dy vendeve.
Autoritetet lokale kanë theksuar se shpërthimet kanë ndodhur pranë bazave ushtarake dhe zonave strategjike, çka ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Në përgjigje, Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së ka vendosur ndalimin e fluturimeve të avionëve amerikanë në hapësirën ajrore të Venezuelës, duke e cilësuar situatën si të rrezikshme për fluturimet.
Ndërkohë, raportime të tjera sugjerojnë se SHBA mund të ketë ndërmarrë operacione ushtarake në Venezuelë, por ende nuk ka pasur konfirmime zyrtare nga autoritetet përkatëse.

Leave a Reply