Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën “Ferat Novolani” në Vushtrri, ku një person i dyshuar ka shtënë dy herë me armë në drejtim të një qytetari dhe familjarëve të tij, sipas raportit të policisë.
Një vajzë e mitur, e cila është mbesa e ankuesit, u plagos në krah si rezultat i të shtënave dhe u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor. Mjekët kanë bërë të ditur se ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e saj është stabile.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes pas incidentit dhe aktualisht është në kërkim nga policia. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka konfiskuar një armë të gjatë “pushkë 10-she” dhe 14 fishekë.
Rasti po hetohet si “vrasje e rëndë në tentativë” nga autoritetet.

Leave a Reply