Ter Stegen drejt ndarjes me Barcelonën pas viteve të suksesshme

Portieri i njohur gjerman, Marc-Andre ter Stegen, mund të largohet nga FC Barcelona gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Sipas mediave spanjolle, ai pritet të huazohet te Girona deri në përfundim të sezonit 2025/26. Ky veprim synon t’i japë më shumë mundësi loje, ndërsa ai kërkon të forcojë pozitat e tij në ekipin kombëtar gjerman për Kupën e Botës 2026.

Ter Stegen, i cili është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014 dhe ka një kontratë deri në vitin 2028, aktualisht është në konkurrencë me portierin Joan Garcia. Wojciech Szczesny është portieri i dytë në hierarkinë e ekipit katalan.

Nëse transferimi te Girona realizohet, Ter Stegen do të bëhej portieri kryesor i skuadrës. Ndërkohë, Girona po kalon një sezon të vështirë, pasi pas 17 ndeshjeve renditet në vendin e 18-të me vetëm 15 pikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *