Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë ka tronditur sot Turqinë perëndimore, duke shkaktuar shqetësime të reja në rajonin e Balikesirit, i cili u godit më parë nga një tërmet i fuqishëm më 27 tetor.
Lëkundjet u ndjenë deri në Stamboll dhe ndodhën pak pas orës 14:30, me epiqendrën e vendosur rreth 11 kilometra thellësi. Autoritetet kanë konfirmuar se tërmeti i fundit ndodhi në të njëjtën zonë ku u regjistrua një tërmet me magnitudë 6.1 ballë javën e kaluar.
Në këtë rajon, pasgoditjet sizmike janë të shumta, duke përfshirë edhe një tërmet me magnitudë 3.6 ballë para këtij të fundit. Ekspertët e sizmologjisë e konsiderojnë këtë aktivitet si pasgoditje, megjithatë frika për pasoja të mundshme është e pranishme.
Deri tani, nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Leave a Reply