Halil Thaçi ka bërë betimin si kryetar i Komunës së Obiliqit, duke u zotuar për angazhim të përditshëm me ndershmëri dhe përkushtim të lartë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në ceremoninë e betimit, Thaçi theksoi rëndësinë e përkushtimit ndaj qytetarëve dhe nderimin e sakrificës së dëshmorëve, të cilët janë baza e lirisë së sotme. Ai premtoi se kjo detyrë do të trajtohet si një përgjegjësi e madhe, duke u angazhuar për punë të ndershme, transparencë dhe llogaridhënie të plotë.
Përballë sfidave të shumta, Thaçi vuri në dukje synimet për zhvillim ekonomik, përmirësim të cilësisë së ajrit, arsim më cilësor dhe shërbime shëndetësore më moderne. Ai siguroi qytetarët se ligjet do të zbatohen me korrektësi, pa frikë dhe pa favorizime.
Thaçi falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe shprehu vendosmërinë për të nisur menjëherë punën drejt këtyre qëllimeve.

Leave a Reply