Thaçi njofton apel në Kushtetuese pas vendimit të Apelit

Ish-presidenti Hashim Thaçi, përmes avokates së tij Sophie Menegon, ka bërë të ditur se do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Ky veprim vjen pas refuzimit nga Apeli të mocioneve të tij për ndarjen e procedurës dhe kundërshtimin e vendimit për konfirmimin e aktakuzës, që sipas tij, nuk respekton juridiksionin e DhSK-së. Mbrojtja kërkon që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë pretendimet për shkelje të të drejtave të Thaçit, pasi vendimi i Apelit nuk i adreson ato.

Sipas mbrojtjes, nevojitet një vendim përfundimtar përpara se çështja të kalojë te trupi gjykues. Thaçi është i paraburgosur në Hagë që nga nëntori 2020, i akuzuar për krime lufte.

Ndërkohë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan dhe transferuan në DhSK në dhjetor 2024, akuzuar për pengim të drejtësisë. Aktakuza përfshin Thaçin dhe disa grupe për përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *