Tom Cruise merr për herë të parë çmimin Oscar

Aktori i njohur i Hollivudit, Tom Cruise, ka marrë për herë të parë një çmim të veçantë Oscar, gjatë ceremonisë Governors Awards në Hollywood.

Ai, së bashku me Dolly Parton, Debbie Allen dhe Wynn Thomas, u nderuan për kontributin e tyre në industrinë e filmit. Në një fjalim emocionues, Cruise, i cili ka qenë katër herë i nominuar më parë për Oscar, theksoi dashurinë e tij për kinemanë, duke deklaruar se bërja e filmave është një pjesë e pandashme e jetës së tij.

Ai falënderoi të gjithë ata që kanë punuar me të gjatë karrierës së tij 45-vjeçare, duke përfshirë emra të njohur si Steven Spielberg dhe Leonardo DiCaprio, të cilët e duartrokitën me entuziazëm. Çmimi iu dorëzua nga regjisori Alejandro G.

Iñárritu, i cili është aktualisht në bashkëpunim me Cruise për një projekt të ri filmik. Cruise theksoi rëndësinë e kinemasë në kohën e platformave streaming dhe rrjeteve sociale, duke premtuar mbështetje për artin e filmit dhe për zërat e rinj në fushë.

Në fillim të vitit, u raportua se ai kishte refuzuar një nderim nga Presidenti Donald Trump për shkak të angazhimeve të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *