Totaj i habitur nga rezultati; kritikon qeverisjen e VV-së

Lëvizja Vetëvendosje festoi mbrëmë suksesin në zgjedhjet për Komunën e Prizrenit.

Kryetari aktual, Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, shprehu habi për këtë rezultat, duke e cilësuar qeverisjen e kaluar të Vetëvendosjes si jo të suksesshme. Gjatë një interviste për Klan Kosovën me gazetaren Qëndresa Tërshani, Totaj theksoi se procesi zgjedhor u zhvillua pa probleme dhe përgëzoi fituesin, edhe pse ishte i zhgënjyer nga rezultati.

“Duhet të falënderojmë qytetarët, pasi procesi zgjedhor, sipas të dhënave tona, ka kaluar pa pengesa. Pas një periudhe qeverisjeje jo të mirë nga Vetëvendosja, numri i madh i votave për ta ishte i papritur.

Megjithatë, kjo është demokracia dhe duhet të respektojmë vullnetin e qytetarëve”, deklaroi Totaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *