Totaj përpiqet të fitojë mbështetjen e pensionistëve, premton transport dhe ilaçe falas!

Kryetari i Prizrenit, i cili po kërkon një mandat tjetër, sot është takuar me pensionistët, të cilëve në mandatin e parë nuk ua plotësoi këto kërkesa, por tani po u premton transport dhe ilaçe falas, raporton Gazeta Online Veriu.info.

“Pensionistët janë shtylla e shoqërisë sonë, njerëzit që kanë dhënë kontribut të madh ndër vite, prandaj është detyrim i yni t’i trajtojmë me dinjitet” – deklaroi Totaj.

Ai vuri në dukje se në programin 2025-2029, kujdesi për pensionistët do të jetë një prioritet i veçantë.

“Do të ofrojmë transport urban pa pagesë, lehtësime në shërbimet shëndetësore, barna esenciale falas dhe mjek kujdestar në ordinancën e shoqatës së pensionistëve” – u shpreh Totaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *