Tragjedi familjare në Vlorë: Burri dhe gruaja humbin jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Orikum të Vlorës, ku një çift bashkëshortësh është gjetur i pajetë në banesën e tyre.

Policia bën të ditur se rreth orës 13:30 të së premtes, një grua 40 vjeçare, S. Xh., është zbuluar pa shenja jete dhe me shenja dhune.

Dyshimet e para sugjerojnë se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj, Ll. Xh., 50 vjeç.

Më pas, burri dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri në garazhin pranë shtëpisë. Deri më tani, nuk janë publikuar detaje mbi motivet që kanë çuar në këtë tragjedi.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më shumë rreth rrethanave të këtij rasti të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *