Tragjedi në Gullbovc: Dhëndri nga Drenasi vret dy miq

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot fshatin Gullubovc të Malishevës, ku dy vëllezër vendas janë vrarë.

Policia rajonale e Gjakovës, përmes drejtorit Lumni Graishta, ka konfirmuar incidentin e rëndë. Sipas Graishta, ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 dhe i dyshuari për krimin është dhëndër i viktimave, me origjinë nga Komuna e Drenasit.

Viktimat u dërguan menjëherë në urgjencën e Kijevës, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e këtij akti të rëndë, ndërsa forcat e rendit janë në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes.

Kjo ngjarje ka lënë të tronditur banorët e komunitetit lokal, të cilët përballen me një dhimbje të thellë pas humbjes së dy anëtarëve të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *