Tragjedi në QKUK: Viktima e plagosur me pushkë gjuetie humb jetën

Një person i qëlluar me pushkë gjuetie në fshatin Debelldeh të Vitisë ka ndërruar jetë, njofton Policia e Kosovës. Sipas raportit të policisë, ngjarja e klasifikuar si “VRASJE E RËNDË” ndodhi më 18 shtator 2025, në orën 14:25. Viktima, një mashkull kosovar, pasi i ishte ofruar trajtim mjekësor në QKUK, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. Me vendim të prokurorit, trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *