Rreth orës 18:00, në rrugën Poliçan-Berat, në zonën e njohur si Ura e Vodicës, ndodhi një aksident tragjik automobilistik.
Shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, i cili u largua nga rruga, raporton “Euronews”.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, pësuan dëmtime dhe u transportuan menjëherë në spital për trajtim.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit.

Leave a Reply