Të paktën 29 persona humbën jetën dhe rreth 50 të tjerë u plagosën në një tubim të organizuar nga aktori dhe politikani Vijay në shtetin jugor indian Tamil Nadu.
Një numër i madh njerëzish ishin mbledhur për të marrë pjesë në takimin, që ishte pjesë e turneut shtetëror të Vijay për partinë e tij politike Tamilaga Vettri Kazhagam, raportoi CNN.
Vijay, i njohur vetëm me emrin e tij, po zhvillon fushatë përpara zgjedhjeve shtetërore që priten të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Të paktën 44 mjekë u dërguan nga rrethet e afërta të Tiruchirappalli dhe Salem në qytetin e Karur.
“Incidenti i pafat gjatë një tubimi politik në Karur, Tamil Nadu, është thellësisht trishtues”, deklaroi kryeministri Narendra Modi.
Thirrjet drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë të shtetit Tamil Nadu dhe zyrës së Kryeministrit të Tamil Nadu, MK Stalin, nuk kanë marrë përgjigje.
“Lajmet që vijnë nga Karur janë shqetësuese”, tha Stalin, duke shtuar se ai kishte udhëzuar ministrat dhe zyrtarët të ofronin ndihmë urgjente mjekësore për ata që u plagosën në tubimin e Karur dhe urdhëroi ndihmë shtesë nga Tiruchirappalli aty pranë. /Telegrafi/

Leave a Reply