Një person është gjetur i pajetë dje në zonën e Përpellacit, Podujevë. Policia ka bërë të ditur se viktima u gjet pranë varrezave dhe pranë tij është gjetur një pistoletë.
“Në varrezat e fshatit është raportuar se është gjetur viktima, një mashkull kosovar, pa shenja jete. Pranë trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar,” thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.
Personi që humbi jetën është identifikuar si ushtari i UÇK-së, Hamdi Zejnullahu.
Një person i afërt me viktimën ka bërë të ditur lajmin.
Hysen Mustafa, përmes një postimi, ka shprehur pakënaqësinë ndaj institucioneve për mospërfilljen ndaj rehabilitimit të ish-luftëtarëve.
“Na e le pa frymë, o Hamdi burri! Moskujdesi institucional për rehabilitimin e luftëtarëve të lirisë po bën që shumë prej tyre ta privojnë vetën nga jeta dhe të ikin në amshim. Të dashur bashkëluftëtarë, sot na u nda nga kjo botë edhe një vëlla i armës. Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë. Nderime bashkëluftëtari im. Të qoftë i lehtë dheu i lirisë, Hamdi Zejnullahu,” shkroi ai.

Leave a Reply