Tragjedia në Lezhë: Humbin jetën një polic dhe një mësuese

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku humbën jetën Petrit dhe Elona Florini nga Puka.

Petriti, 53 vjeç, ishte oficer policie, ndërsa Elona, 45 vjeçe, punonte si mësuese. Automjeti i tyre u përplas me një makinë tjetër të drejtuar nga shtetasi F.L., me të cilin udhëtonin dhe bashkëshortja e tij me dy fëmijët e vegjël, 6 dhe 2 vjeç, të cilët u plagosën por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ekipi i zjarrfikësve ndërhyri për nxjerrjen e viktimave nga automjeti i aksidentuar. Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 në vendin e quajtur Gocaj, ku u përfshinë dy automjete. Grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij incidenti tragjik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *