Në prag të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë masa për të siguruar transportin e personelit të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Sipas platformës zyrtare “e-Prokurimi”, është përzgjedhur një Operator Ekonomik për të ofruar këto shërbime. Kontrata e transportit, e cila ka një vlerë prej 5,980.24 euro, është dhënë kompanisë “Toni Turist” Sh.P.K.
Ky shërbim do të mbështesë stafin e QNR-së gjatë trajnimeve dhe aktiviteteve përgatitore për zgjedhjet, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Transporti do të organizohet sipas një orari të caktuar nga KQZ-ja, duke u përshtatur me nevojat specifike të stafit.
Procedura e prokurimit është kryer përmes një negocimi pa shpallje paraprake të njoftimit për kontratë, ku çmimi më i ulët ka qenë kriteri kryesor për dhënien e kontratës.

Leave a Reply