Punëtorët e Trafikut Urban në Prishtinë do të vazhdojnë grevën e tyre edhe nesër, duke mos i kthyer autobusët në shërbim.
Kryetari i Sindikatës, Ilmi Gashi, ka konfirmuar për Radio Kosovën se greva do të vazhdojë deri sa Komuna e Prishtinës të shlyejë borxhet ndaj operatorëve të transportit. Nga ora 10:00 deri në 12:00, punëtorët e Trafikut Urban do të protestojnë duke bllokuar rrugët nga Qeveria e Kosovës deri te Komuna e Prishtinës.
Gashi theksoi se kërkesat kryesore të grevës janë sigurimi i fondeve për pagat dhe stabilitetin e shërbimeve të transportit. Greva, që filloi të hënën, ka pezulluar të gjitha linjat e autobusëve në kryeqytet.
Sipas Gashit, Komuna i detyrohet Trafikut Urban 3.22 milionë euro, ndërsa ky i fundit ka borxhe prej 1.6 milionë euro ndaj furnitorëve të derivateve. Nëse fondet nuk alokohen së shpejti, greva mund të vazhdojë.
Për të kompensuar përdoruesit, biletat mujore të paguara do të zgjaten për ditët e humbura të shërbimit.

Leave a Reply