Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor që përfshiu dy automjete në rajonin e Pejës.
Zëdhënësi i policisë lokale, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se të lënduarit janë transportuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për të marrë trajtim mjekësor. Ai ka theksuar se, sipas informacioneve të fundit, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Njësitë e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply