Në Mitrovicën e veriut po vazhdon procesi i largimit nga puna i personelit shqiptar, pas kthimit të kryetarëve të komunave nga Lista Serbe.
Sipas burimeve të Veriu.info, kryetari aktual i komunës, Milan Radojeviç, ka ndërprerë marrëdhënien e punës të një shqiptari pas gjashtë muajsh punë, duke përmendur shkeljen e përbërjes së Zyrës Komunale për Komunitete si arsye. Përveç këtij rasti, Radojeviç ka larguar edhe dy punonjës të tjerë shqiptarë nga pozitat e tyre në komunë.
Inicialet e punëtorëve të larguar janë T.K, A.S, dhe R.U. Ky zhvillim vjen pas një periudhe dyvjeçare ku Mitrovica e veriut ishte qeverisur nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes kryetarit Erden Atiq.
Largimet nga puna po shihen si pjesë e ndryshimeve të administratës së re komunale që ka marrë drejtimin pas zgjedhjeve.

Leave a Reply