Tre shoferë në Ferizaj gjobiten për shkelje të rënda trafiku

Tre shoferë janë ndëshkuar për shkelje serioze të rregullave të qarkullimit rrugor në rajonin e Ferizajt.

Policia njofton se ata u kapën duke kryer tejkalim të shpejtësisë dhe tejkalim në vijë të plotë. Më 13 nëntor 2025, në rrugën Ferizaj–Gjilan, në fshatin Sojevë, shoferët A.K.

(50 vjeç) dhe D.I. (20 vjeç), të dy me makina me targa vendore, u ndaluan për shkelje të vijës së plotë.

Për këto shkelje, atyre iu vendos një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative në patentë dhe pezullim i patentës për 3 muaj. Në një incident tjetër, më 15 nëntor 2025, rreth orës 01:06, shoferi R.H.

(25 vjeç) u ndalua në rrugën “Rexhep Bislimi” duke drejtuar makinën e tij Suzuki me një shpejtësi prej 126 km/h, në një zonë ku shpejtësia maksimale ishte 40 km/h. Për këtë tejkalim të shpejtësisë, ai u gjobit me 400 euro dhe iu pezullua e drejta për të drejtuar automjete në Kosovë për 9 muaj, pasi posedonte patentë-shoferi të huaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *