Tre të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc para gjykatës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot fillon gjykimi për tre persona të akuzuar për një sulm terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc” në Varagë të Zubin-Potokut, më 29 nëntor 2024.

Vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, së bashku me Igor Dimoviqin, do të dalin për herë të parë para gjykatës për t’u përballur me akuzat. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj këtyre individëve, pas një hetimi të përbashkët me Policinë e Kosovës dhe partnerët evropianë.

Ata akuzohen për disa vepra penale, përfshirë “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” sipas nenit 122, lidhur me “Kryerjen e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Spiunazh”. Kjo çështje po ndiqet me vëmendje për shkak të seriozitetit të akuzave të ngritura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *