Tre të dyshuar për krim të organizuar, maskohen si bankierë

Prokuroria Speciale ka arrestuar tre persona të dyshuar për krime të organizuara, duke përfshirë mashtrim dhe hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike.

Të dyshuarit, identifikuar si F.M., V.M. dhe A.D., akuzohen për pjesëmarrje ose organizim të një grupi kriminal.

Hetimet, që zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, theksojnë se që nga viti 2021, këta individë janë prezantuar rrejshëm si punonjës bankash, duke përfshirë elementë ndërkombëtarë. Në komunikatën e Prokurorisë, thuhet se të dyshuarit akuzohen për mashtrim, prezantim të rremë, vjedhje identiteti dhe shpëlarje parash, me synim përfitime financiare.

Gjatë bastisjes, autoritetet kanë sekuestruar prova materiale, duke përfshirë telefona, laptopë dhe një sasi prej 11,756 euro në para të gatshme. Hetimet janë në vazhdim për të zbuluar më shumë rreth këtij rasti të ndërlikuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *