“Trepça” largon nga puna invalide lufte të UÇK-së, familjare dëshmori

Shoqata e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenas ka kritikuar vendimin e “Trepça” SHA për të shkarkuar nga puna znj.

Megjide Thaçi, e cila është invalide e luftës dhe anëtare e familjes së një dëshmori. Në deklaratën e publikuar më 24 tetor 2025, kjo shoqatë e cilësoi vendimin si të padrejtë dhe fyes ndaj sakrificës së atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

Shoqata theksoi se invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve janë thelbësore për nderin kombëtar të Kosovës dhe nuk duhet të përjashtohen padrejtësisht nga punësimi. Ajo kërkoi nga menaxhmenti i “Trepçës” dhe institucionet shtetërore që ky vendim të rishikohet dhe të anulohet, duke kërkuar rikthimin e znj.

Thaçi në detyrën e saj. Nëse kërkesa nuk merret parasysh, Shoqata paralajmëroi veprime ligjore për të mbrojtur të drejtat e invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Në fund, apelohet që institucionet e Kosovës të respektojnë këto kategori, duke vepruar sipas ligjeve dhe moralit kombëtar. “Lavdi dëshmorëve të kombit!” përfundon deklarata e kryetarit Fatmir Kiqina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *