Pas një procesi të gjatë ligjor, Ndërmarrja Trepça Sh.A.
ka përfunduar me sukses ekzekutimin e vendimit për lirimin e pronës publike sipas vendimit K.Dh.Sh.II.nr.1258/25. Ky hap erdhi pas mosrespektimit të kushteve të kontratës së qirasë nr.
22024 nga ana e qiramarrësit Kajtaz Kajtazi, i cili kishte marrë me qira një lokal në Mitrovicë. Kjo kontratë, e datës 18 prill 2024, nuk u respektua në Nenin 7, paragrafi 7.3.
Ndërkohë, Kajtazi, që njihet si mbështetës i Arjan Tahirit, kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e PDK-së, vazhdoi të operonte në kundërshtim me marrëveshjen. Trepça Sh.A., në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ndërmori veprimet e nevojshme për të siguruar zbatimin e vendimit dhe mbylljen e aktivitetit afarist.
Ky veprim tregon angazhimin e menaxhmentit të Trepçës për mbrojtjen e pronës publike dhe respektimin e ligjit, duke garantuar integritetin e pronave të ndërmarrjes.

Leave a Reply