Ekipi i Trepçës, kampion i Kosovës, fillon sot garat në edicionin e ri të FIBA Europe Cup, duke u përballur me sfida të mëdha.
Mitrovicasit udhëtojnë drejt Greqisë për të luajtur kundër PAOK-ut, një nga kundërshtarët e fortë të grupit të tyre. Ky është viti i tretë radhazi që “Xehetarët” janë pjesë e kësaj gare prestigjioze.
Trepça është vendosur në një grup të vështirë, ku përveç PAOK-ut, përballen edhe me Braunschweig. Megjithatë, skuadra kosovare është e vendosur të luftojë për rezultate pozitive, pasi vetëm dy ekipet më të mira do të kalojnë në fazën e ardhshme.
Ndeshja e sotme pritet të fillojë në orën 19:15, ku Trepça do të përpiqet të bëjë një paraqitje të denjë kundër ekipit grek, duke synuar kualifikimin më tej në kompeticion.

Leave a Reply