Gjatë këtij muaji, Ministria e Financave ka anuluar tri konkurse për pozita të rëndësishme në institucionet shtetërore, duke lënë vakum në menaxhimin e administratës publike.
Vendimet për anulim janë marrë nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, pas zbulimit të shkeljeve ligjore në proceset e rekrutimit dhe mungesës së kompetencës në këto procedura. Pozitat e prekura përfshijnë Drejtorin Ekzekutiv të Inspektoratit të Punës, Drejtorin Ekzekutiv të Thesarit të Kosovës dhe Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë së Punësimit.
Është konstatuar se këto konkurse nuk janë përputhur me Ligjin për Zyrtarët Publikë, duke pasur probleme në autoritetin që i shpalli ato dhe në përbërjen e komisioneve vlerësuese. Anulimi i tyre në një periudhë kaq të shkurtër ka ngritur shqetësime për keqmenaxhimin në administratë, ndërsa shumë institucione vazhdojnë të drejtohen nga ushtrues detyre pa mandate të plota, duke munguar stabiliteti institucional.

Leave a Reply