Tri lokale muzikore gjobiten me 500 euro për zhurmë të lartë

Tri lokale në Shtime janë gjobitur nga Policia më 25 janar, rreth orës 02:15, pas ankesave për zhurmë të lartë nga muzika në rrugën “Imer Devetaku”.

Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre për ndotjen akustike, duke i bërë thirrje autoriteteve për ndërhyrje. Në përgjigje të këtyre ankesave, policia ka ndërhyrë duke vendosur gjoba për pronarët e lokaleve për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Secili prej tyre është dënuar me një gjobë prej 500 euro. Pas ndëshkimit, lokalet janë detyruar të mbyllen, ndërsa rasti është dërguar në inspektoratin komunal për veprime të mëtejshme.

Këto lokale, ku zhvillohej aktivitet i lojërave kompjuterike, do të jenë subjekt i inspektimeve të ardhshme nga inspektorati i komunës së Shtimes, i cili do të trajtojë çështjen në përputhje me ligjin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *