Trim Tërnava është emëruar Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT-it, sipas një njoftimi të bërë nga vetë kompania përmes platformës sociale Facebook.
Bordi i Drejtorëve të KOSTT Sh.A. vendosi njëzëri për këtë emërim në mbledhjen e 19 janarit 2026, pas një procesi të hapur dhe konkurrues.
Z. Tërnava do të fillojë detyrën më 16 shkurt 2026.
Trim Tërnava ka një karrierë të pasur në sektorin e energjisë, me një fokus të veçantë në ekonominë e energjisë dhe zhvillimin e tregut energjetik. Ai ka përfunduar studimet master në Ekonomi të Energjisë në Universitetin Rice, SHBA, dhe ka diplomë në Inxhinieri Elektrike nga Universiteti i Prishtinës.
Në rolin e tij të ri, ai synon të forcojë rolin e KOSTT-it në arritjen e objektivave strategjike, duke siguruar një operim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike. Përvoja e tij si Drejtor Ekzekutiv dhe Partner Menaxhues i Energy Service LLC, ku ka drejtuar projekte të shumta të energjisë diellore, do të jetë një aset i vlefshëm për këtë detyrë.

Leave a Reply