Trixa me mesazh mbështetës pas diagnozës së nënës me kancer

Antigona Ramosaj, nëna e artistëve të njohur Beatrix dhe Alban Ramosaj, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer.

Ajo ka ndarë lajmin se ka përfunduar seancën e parë të kimioterapisë, e cila ka qenë mjaft sfiduese për të, raportoi IndeksOnline. Në shenjë mbështetjeje dhe dashurie, Beatrix i ka dedikuar një mesazh prekës nënës së saj, duke e cilësuar atë si një grua me forcë të jashtëzakonshme.

Përmes një postimi nga spitali, Beatrix ka shprehur se, pavarësisht vështirësive dhe dhimbjes, nëna e saj gjithmonë zgjedh të buzëqeshë. “Jam shumë mirënjohëse që e quaj atë nënë, edhe pse më dhemb ta shoh duke kaluar nëpër këtë stuhi.

Ti do t’ia dalësh, mami, sepse forca jote është më e madhe se çdo stuhi”, ka shkruar Beatrix, duke e inkurajuar nënën e saj në këtë betejë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *