Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përdori sezonin festiv për të dërguar urime për Krishtlindje, duke mos kursyer kritika ndaj kundërshtarëve politikë.
Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump u drejtoi urime jo vetëm qytetarëve amerikanë, por edhe atyre që ai i quan “radikalë të majtë”, të cilët i akuzoi se po përpiqen të dëmtojnë vendin. Në mesazhin e tij, Trump theksoi se përpjekjet e kundërshtarëve politikë për të shkatërruar Amerikën po dështojnë, duke shtuar se vendi nuk përballet më me probleme si kufijtë e hapur apo zbatimi i dobët i ligjit.
Ai gjithashtu përmendi arritje në ekonomi dhe siguri, duke theksuar një treg aksionesh të fuqishëm dhe rritje ekonomike të qëndrueshme. Sipas tij, SHBA po përjeton një periudhë prosperiteti dhe respekti ndërkombëtar si kurrë më parë.
Ai përfundoi mesazhin e tij me urimin “Zoti e bekoftë Amerikën”.

Leave a Reply