Trump: Mundësi e veçantë për paqe në rajonin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Gazë, gjatë bisedimeve indirekte mes Izraelit dhe Hamasit, të mbajtura në përvjetorin e dytë të konfliktit.

Sipas Trumpit, negociatorët amerikanë janë angazhuar në dialogjet që po zhvillohen në Egjipt. Trump deklaroi se “ka gjasa reale” për arritjen e një marrëveshjeje që mund të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe çështjen e Gazës.

Ai theksoi se është e rëndësishme lirimi i menjëhershëm i pengjeve dhe se plani ka gjetur mbështetje globale. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Steve Witkoff dhe dhëndëri i Trumpit, Jared Kushner, do të luajnë role kyçe në këto negociata.

Presidenti amerikan shtoi se SHBA do të bëjë çfarëdo që është e mundur për të siguruar respektimin e marrëveshjes nëse arrihet një armëpushim. Lufta në Gazë filloi më 7 tetor 2023 kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe rrëmbyer 251 të tjerë.

Si pasojë e kundërpërgjigjes së Izraelit, janë vrarë mbi 67,000 palestinezë, sipas burimeve zyrtare në Gaza.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *