Trump: Nuk ndihem më i detyruar të fokusohem vetëm te paqja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dërguar një letër kryeministrit të Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere, ku shprehet se nuk ndjen më obligim të përqendrohet vetëm te paqja pas vendimit të Komitetit Norvegjez të Nobelit për të mos i akorduar Çmimin Nobel për Paqen.

Letra u zbulua nga Reuters dhe u raportua nga CNN. Në komunikimin e tij, Trump thekson se, megjithëse paqja do të mbetet prioritet, tani do të fokusohet më shumë në atë që është e mirë për SHBA-të.

Ai gjithashtu ka rihapur çështjen e kontrollit mbi Grenlandën, duke vënë në dyshim të drejtën e pronësisë së Danimarkës mbi ishullin dhe duke argumentuar se Danimarka nuk është e aftë ta mbrojë atë nga Rusia apo Kina. Trump ka pretenduar se ka kontribuar më shumë për NATO-n sesa cilido tjetër që nga krijimi i saj dhe kërkon që aleanca të veprojë në interes të Shteteve të Bashkuara, duke theksuar nevojën për kontroll të plotë mbi Grenlandën për sigurinë globale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *