Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur synimin që vendi të bëhet lider global në fushën e kriptovalutave, duke e shndërruar në një superfuqi të Bitcoinit.
Ai nënvizoi rëndësinë e këtij sektori për SHBA-të dhe paralajmëroi se nëse nuk veprohet me vendosmëri, Kina mund të marrë drejtimin. Gjatë një deklarate të fundit, Trump theksoi rëndësinë që SHBA të udhëheqë në zhvillimin e kriptomonedhave, duke theksuar se është një moment kyç për vendin.
Ai tha: “Nëse nuk e realizojmë si duhet këtë qëllim, Kina do të përpiqet të zërë vendin tonë.”
Këto deklarata vijnë në një kohë kur kriptovalutat po fitojnë peshë në ekonominë globale, duke nxitur konkurrencë mes vendeve për të tërhequr investime. Ndërkohë, vlera e Bitcoin-it ka pësuar rënie kohët e fundit, duke arritur në 102 mijë dollarë.
Raporte të ndryshme tregojnë se familja Trump zotëron një portofol të konsiderueshëm në kriptovaluta, që vlerësohet të jetë në qindra miliona dollarë.

Leave a Reply