Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të shtunën se do të shtojë me 10% tarifat ndaj Kanadasë.
Ky vendim erdhi vetëm dy ditë pas përfundimit të bisedimeve tregtare me Otavën, të cilat u ndërprenë për shkak të një reklame kontroverse. Reklama, e publikuar nga qeveria e Ontarios, përfshinte një video të ish-presidentit Ronald Reagan, i cili shprehej kundër tarifave duke i cilësuar ato si nxitëse të konflikteve tregtare dhe krizave ekonomike.
Kryeministri kanadez, Mark Carney, bëri të ditur të premten se vendi është i gatshëm për të rifilluar negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, as Departamenti i Tregtisë i ShBA-së, as Shtëpia e Bardhë dhe as zyra e Carney-t nuk kanë dhënë koment rreth situatës, sipas raportimeve nga Reuters.

Leave a Reply