Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sugjeruar që NATO të shqyrtojë mundësinë e përjashtimit të Spanjës nga aleanca, për shkak të mosrespektimit nga ana e Madridit të rritjes së kërkuar të shpenzimeve për mbrojtjen.
Gjatë një takimi me presidentin e Finlandës, Alexander Stubbs, në Shtëpinë e Bardhë, Trump shprehu kritika të ashpra ndaj Spanjës, duke theksuar se ky vend nuk ka përmbushur detyrimet e tij ndaj aleatëve. Ai vuri në dukje se kishte kërkuar një rritje në buxhetin e mbrojtjes prej 5%, një kërkesë që shumica e vendeve të NATO-s tashmë e kanë përmbushur.
“Spanja është e vetmja që ka mbetur pas,” tha Trump, duke shtuar se Madridi nuk ka asnjë justifikim për të mos e bërë këtë. Ai sugjeroi se përjashtimi nga NATO mund të ishte një opsion i arsyeshëm në këtë situatë.

Leave a Reply