Trump sugjeron SHBA të rifillojë testet bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur vendosmërinë për të rifilluar testimet bërthamore në Shtetet e Bashkuara, duke argumentuar se edhe vende të tjera po veprojnë njësoj.

Në një njoftim të bërë në platformën Truth Social, ai deklaroi se SHBA-të do të kryejnë teste të reja, për herë të parë pas 33 vitesh, ndërsa po udhëtonte për në një takim me Presidentin kinez Xi Jinping në Busan të Koresë së Jugut. Vendimi i Trump për të rifilluar testimet bërthamore vjen pasi Rusia njoftoi një sukses në testimet e saj me torpedo Poseidon.

Trump theksoi se nuk dëshiron që SHBA-të të mbeten pas në këtë aspekt, duke përmendur gjithashtu testimet e vazhdueshme të Koresë së Veriut. Testi i fundit bërthamor i SHBA-ve u krye në vitin 1992 dhe u ndalua nga ish-Presidenti Bill Clinton katër vjet më vonë.

Megjithatë, zyrtarë nga administrata Trump janë duke u përpjekur të bindin Presidentin që të mos i rifillojë këto teste, sipas burimeve pranë CNN.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *