Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mori pjesë sot në ceremoninë e shortit për Kupën e Botës 2026, ngjarje që tërhoqi vëmendje të madhe.
Në fillim, Trump u nderua me Çmimin e Paqes të FIFA-s për kontributin e tij në përfundimin e tetë konflikteve. Pas marrjes së çmimit, ai tërhoqi një top me emrin e vendit të tij, që e vendosi Amerikën në grupin D të turneut.
Ndërsa ngjarja vazhdonte, gjatë një ndërprerjeje muzikore, Trump vendosi të kërcejë, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe kameramanëve në sallë. Lëvizjet e tij të veçanta të vallëzimit u bënë shpejt virale në rrjetet sociale.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum Pardo, dhe kryeministri kanadez, Mark Carney, shprehën admirimin e tyre për performancën e tij.

Leave a Reply