Presidenti Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e një konflikti ushtarak me Venezuelën, duke mos përjashtuar këtë opsion.
Udhëheqësi amerikan ka vendosur një “bllokadë” për cisternat e naftës që lëvizin nga dhe drejt Venezuelës, duke rritur presionin mbi presidentin Nicolas Maduro. Sipas raporteve të NBC News, Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar së fundmi një cisternë nafte në afërsi të Venezuelës.
Fushata e administratës amerikane ka përfshirë 28 sulme ndaj anijeve, të cilat kanë shkaktuar mbi 100 viktima. Një nga këto sulme është nën shqyrtimin e Kongresit.
Kur u pyet për mundësinë që këto veprime të çojnë në luftë, Trump nuk pranoi të përgjigjej drejtpërdrejt. Megjithatë, ai deklaroi se sekuestrimet e cisternave të naftës do të vazhdojnë.
Në lidhje me planin për rrëzimin e Maduros, Trump nuk dha detaje, duke thënë se “Maduro e di saktësisht çfarë dua unë”.

Leave a Reply