Ushtarë nga Komanda Rajonale – Lindje, që janë pjesë e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, së fundmi u bashkuan me Forcat e Armatosura Gjermane në Camp Bondsteel, Kosovë, për të marrë Distinktivin e Qitjes së këtyre forcave.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit përdorën armë si pushka G36 dhe pistoleta P8, duke treguar aftësi të shkëlqyera në shënjestërim dhe disiplinë. Aktivitete të ngjashme janë thelbësore për rritjen e aftësive profesionale dhe ndërtimin e besimit ndërmjet forcave aleate, duke përmirësuar ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë e përgjithshme të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt në Kosovë.
Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës. KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), duke siguruar reagim të koordinuar ndaj sfidave të sigurisë në rajon.

Leave a Reply