Agim N., një shqiptar 56-vjeçar nga Rainci i Preshevës që jetonte në Wels të Austrisë, është gjetur i vdekur në një pellg në Hundsdorf, Passau të Gjermanisë, më 12 dhjetor.
Trupi i tij u zbulua nga një kalimtar rasti, i cili menjëherë njoftoi autoritetet. Zjarrfikësit nxorën trupin dhe policia gjermane raportoi se nuk ka shenja të dhunës apo akteve të paligjshme.
Ndërkohë, automjeti i tij, një Opel Mokka i zi, u gjet i mbyllur në një fushë në Hauzenberg, po në zonën e Passaut, por pa ndonjë gjurmë të tij. Agim N.
ishte raportuar i zhdukur nga familja që më 29 nëntor, kur ai ishte larguar nga shtëpia në Austri pa telefonin e tij celular. Trupi i tij është dërguar për obduksion, ndërsa ende nuk dihet data e varrimit.
Ngjarja ka tronditur familjen e tij, e cila ka bërë njoftimin për humbjen e tij. Policia vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply