Trupi i të riut të zhdukur në Mat gjendet pas një muaji

Pas një muaji kërkime intensive, është zbuluar trupi i Jurgen Karajt, i cili u zhduk pas një aksidenti në lumë më 10 janar.

Trupi i 30-vjeçarit u zbulua pranë fshatit Urakë nga patrullat me gomone të forcave të ushtrisë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në terren për të vazhduar hetimet. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 janarit, kur automjeti i drejtuar nga 24-vjeçari Andi Losha, me Karajn si pasagjer, përfundoi në një përrua.

Policia ka bërë të ditur se Losha nuk njoftoi autoritetet dhe u largua nga vendi i ngjarjes pa i ofruar ndihmë Karajt, i cili dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit. Pas arrestimit, testet e kryera konfirmuan se Losha ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa familja e viktimës kërkon drejtësi për humbjen e djalit të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *