Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një masë të re që do të imponojë dorëzimin e historikut pesëvjeçar të llogarive në rrjetet sociale për turistët nga shumë vende që aktualisht mund të udhëtojnë pa vizë.
Kjo kërkesë është pjesë e një plani të ri nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare (CBP) dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS), sipas dokumenteve të publikuara në Federal Register. Propozimi, i cili përfshin gjithashtu mbledhjen e numrave të telefonit dhe email-eve të përdorura gjatë dhjetë viteve të fundit, është pjesë e përpjekjeve të administratës Trump për të forcuar politikat kufitare, bazuar në argumentin e sigurisë kombëtare.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të krijojë vështirësi për turistët dhe të ndikojë në privatësinë e tyre digjitale. Kjo masë vjen në prag të ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare që SHBA-ja do të presë, si Kupa e Botës 2026 dhe Lojërat Olimpike 2028.
Aktualisht, sistemi ESTA lejon qytetarët nga rreth 40 vende, përfshirë Shqipërinë, të udhëtojnë në SHBA për deri në 90 ditë pa vizë, me një tarifë prej 40 dollarësh.

Leave a Reply